Kruja, kryeqendra e Heroit Kombetar shqiptar Gjergj Kastriot Skenderbeu
Ky qytet eshte nje nga destinacionet me te vizituara turistike ne vend. Pse? Kalaja, muzete, pazari, natyra jane vetem disa nga arsyet. Me doemos duhet te beni nje ndalese ne kete qytet. Si ta organizoni sa me mire viziten tuaj? Cilat jane destinacionet e preferuara te vizitoreve?
Ne Kruje, do te gjeni plot kafene tipike ku mund te shijoni pijen e ngrohte e te pergatisni forcat per nje dite te mbushur me levizje. Nje nder pikat ku serviret kafja me e mire eshte Bar (Hotel Restorant) Panorama, ku pamja e te gjithe Krujes eshte kartolina me e mire e mireseardhjes ne qytet. Ku ka me mire se te shijosh kafen , Pamjen dhe ajrin e paster ne te njejten kohe.
Prane barit ndodhet hyrja e Pazarit te Vjeter te Krujes, qe eshte pazari me i njohur e qe perben ndalesen e pare te rendesishme ne qytet. Ne dyqanet e tij do te gjeni artizanet e tradites te cilet mjeshterisht punojne qilimat tradicionale, qeleshet, punimet e argjendit, bakrit, si edhe plot suvenire te veçante. Te shumte jane ata qe e vizitojne kete Pazar edhe per antikuaret e shumta qe mund te gjenden aty, me tregtaret e gatshem qe t’ju rrefejne historikun e objektit per te cilin interesoheni.Ne kete vend njeriu prek per se gjalli historine dhe te shkuaren.
Fundi i Pazarit perkon dhe me rrugen e ngjitjes drejt Kalase se Krujes, simbolit te qendreses shqiptare kunder Perandorise Osmane, qe perben dhe ndalesen e dyte gjate udhetimit tuaj.
Kalaja e Krujes zuri nje nga vendet me te rendesishem ne historine e Shqiperise gjate periudhes se Skenderbeut, i cili ngriti aty per here te pare flamurin me shqiponjen dykrenare ne 28 nentor 1443. Per 25 vite flamuri u valevit krenar ne Kruje, gjate nje periudhe luftrash te suksesshme te cilat edhe pse mbaruan me vdekjen e heroit, serish frymezuan per shekuj me radhe luften e kombit shqiptar per pavaresi.Muzeu Kombetar Gjergj Kastriot Skenderbeu.Muzeu i njohur edhe si Muzeu i Skenderbeut dhe Muzeu i Krujes, ndodhet ne Kruje dhe eshte nje nga me te vizituarit ne Shqiperi.
Ai ndodhet brenda Kalase dhe I eshte kushtuar jetes dhe luftrave te Skenderbeut, qe eshte nje nga muzete me te njohur te Shqiperise. Aty do te gjeni edhe kopjen e shpates dhe perkrenares se Skenderbeut, origjinalet e te cilave gjenden ne Viene.Perurimi i muzeut eshte bere me 1 nentor 1982 ne keshtjellen e Krujes. Njekohesisht ky muze ka edhe karakterin e nje memoriali qe trajtohet si kulle shqiptare e Veriut. Arkitekte te muzeut jane Pirro Vaso dhe Pranvera Hoxha. Kompleksi i muzeut eshte shperndare ne disa hapesira te cilat vizitohen kronologjikisht sipas ngjarjeve. Muzeu u ndertua ne kalane e famshme te Krujes, kryeqendra e shtetit te Arberit dhe personifikim i disfates se ushtrive osmane, per tri here rresht, ne shek. XV. Ne te djathte te Muzeut ndodhet Bar Restorant Alba, nje restorant tradicional ku mund te pushoni per te ngrene dreken. Menuja ofron te gjitha pjatat tipike shqiptare, dhe ambjenti eshte ne harmoni te plote me te shkuaren e Kalase.
Pasi te keni pushuar e shijuar dreken, brenda Kalase eshte nje tjeter muze ku duhet te ndaloni. Muzeu Kombetar Etnografik eshte ndertuar ne nje vile te ‘700-es, ku pasqyrohen me se miri arkitektura e kohes, jeta e banoreve te zones, objektetet me rendesi, si dhe veshje karakteristike te ruajtuara pergjate shekujve. Vizitojini keto likacione . Ju garantojme qe nuk do mbeteni te zhgenjyer.