Të jetosh ne Shqipëri?
Te thuash se Shqiperia eshte nje vend magjepses do te ishte paksa nenvleresuese. I gjithe vendi eshte nje dihotomi, nje paradoks dhe nje grindje kontradiktash.
Njerezit jane teper miqesore,te sjellshem dhe mikprites.
Mund te ulem vetem, duke shijuar nje kafe dhe kamariere ose njerez te panjohur do te fillojne nje bisede me mua, duke dashur te dine se si jam.
Te gjithe jane me e te gatshem per te ndihmuar, per te dhene keshilla.
Ju mund te perjetoni kater stine ne nje dite.
Mund te zgjoheni nga qielli gri dhe ajri i ftohte, te ndjesh diellin deri ne kohen e drekes, te perjetoni nje stuhi dridheruse deri ne mes te pasdites, dhe me pas temperaturat te bien nen zero ne mbremje. Parashikimet e motit jane pergjithesisht te padobishme.
Ushqimi shqiptar eshte asgje i pabesueshem. I fresket, i paster, i thjeshte, i shijshem .
Kuzhina shqiptare eshte nje perzierje e influencave te kuzhines turke, asaj ballkanike dhe evropiane.
Ajo eshte e njohur per vlerat e larta ushqimore dhe shijen e saj mjaft te mire. Pothuajse çdo krahine ofron specialitetet e saj te veçanta.
Gatimi i mishit te pjekur, sidomos qengjit dhe pergatitja e byrekeve te ndryshem eshte e perhapur ne te gjithe vendin. Veçanerisht ne krahinat e jugut dhe Shqiperise se mesme eshte i njohur perdorimi ne shkalle te gjere i perimeve dhe zarzavateve, vajit te ullirit, erezave te ndryshme dhe limonit.
Pjatat e peshkut jane te njohura veçanerisht ne qytetin e Shkodres (tava e krapit), Pogradecit (korani me arra dhe lloje te tjera), zona bregdetare e Jonit dhe Adriatikut etj.
Ne Shqiperi gatuhen embelsira te shumellojshme, shume prej te cilave jane te perbashketa edhe per vendet e tjera ballkanike dhe Azinse se vogel (ballkavaja, kadaifi, sheqerparet, hashurja etj). Nder embelsirat me tradicionale eshte “ballokumja”, e cila gatuhet ne qytetin e Elbasanit per festen e Dites se Veres (14 Mars).
Si rezultat e klimes se pershtatshme mesdhetare Shqiperia eshte e njohur per kultivimin e rrushit dhe prodhimit e nje varieteti vererash te kuqe dhe te bardha. Nder me te permendurat jane ato Merlot, Kabernet, Pinot Nero, Kallmet, Shesh i Zi, San Gioveze, Riesling, Shesh i Bardhe etj.
Rakia eshte kura per pothuajse çdo gje.
Je ftohur?
Keni raki.
Hungover nga nata e kaluar?
Keni raki.
Ndiheni te stresuar / depresionuar / te lumtur / ndonje emocion njerezor?
Keni raki.
Shqiptaret jane teper krenare qe jane shqiptare.Flamujt shqiptare jane kudo, tatuazhet e shqiponjes jane te zakonshme dhe njerezit adhurojne te kercejne me muzike tradicionale dhe te kendojne kenge tradicionale.
Ky vend ka kaluar kaq shume dhe per shume vite kultura ishte shtypur aq egersisht, sa nuk eshte çudi qe jemi kaq krenare qe jemi shqiptare tani!